Dekorimi i Avni Rustemit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ka ngjallur shumë reagime në vend.
Kjo temë është trajtuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel nga ekspertë të historisë.
Një nga ‘pistat’ e dyshuara se përse presidenti Meta dekoroi Rustemin është se donte t’i jepte një mesazh të koduar kryeministrit Edi Rama.
Historiani Romeo Gurakuqi nuk e mohoi këtë fakt, duke theksuar se mesazhi i koduar jepej vetëm në njërën pjesë të dekorimit.
“I jepet mesazhi kryeministrit në njërën pjesë të dekoratës, presidenti nuk e ka fshehur. Sepse njihet sundimi i Ramës, duke vendosur një dorë të fortë në institucione, njësoj si në atë kohë. Ai ka krahasuar figurën”, tha Gurakuqi.
Duhet të kujtojmë se presidenti Meta njihet për mesazhet e koduara ndaj kryeministrit dhe qeverisë që është në pushtet, ku së fundmi ka bërë edhe thirrje për protesta për të rrëzuar pushtetin.
Top Channel