Avokati e thotë në “Open”: Janë dënuar të fundit e kavallit, nismëtarët enden të lire jashtë

07/10/2020 21:55

Avokati Adriatik Lapaj është i ftuar në studion e emisionit “Open”.

Në studio po flitet mbi parcelat me lëndë narkotike në vend, duke marrë për bazë ngjarjen e ditëve të fundit që ka ndodhur në Malësinë e Madhe. Avokati tha gjatë fjalës së tij, se ka pesë vite që inspekton të dënuarit për lëndë narkotike, duke shtuar se ato janë përdorues të thjeshtë, ndërsa personat që janë nismëtarët e kësaj pune enden të lirë jashtë. Për këtë ai nuk fajësoi policët e thjeshtë, por gishtin “e fajit” e drejtoi nga drejtuesit.

 

“Uroj që të jenë shëndoshë e mirë dhe të jetë alarm i rremë. Por nga të dhënat që ka dalë situata paraqitet e rëndë. Ju zonja Eni bëni mirë që behet emision sepse ndërgjegjëson rininë. Unë problemin në fjalë e shikoj në makro. Në pesë vitet e fundit rezulton se ka 400 të dënuar për narkotikët. Dënohen këta që janë fundi i kavallit, ndërkohë që mesatarisht këto vitet e fundit nuk ka  arrestohen këto që janë nismëtarët e kësaj pune. Harxhohen të gjitha energjitë për persona të panevojshëm, por ato që stisin këtë histori janë të lirë. Ky është një problem i nivelit drejtues. Nuk e kanë policët e thjeshtë këtë punë në dorë, por problem qëndron në nivel drejtues”, tha Lapaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA