Nga Artur Bibe
Pak orë mbas vendimit të gjykatës Greke, e cila shpalli organizatë kriminale, partinë naziste greke “Agimi i Artë”, autoritetet e bashkiake të Athinës, njoftuan se kanë mbyllur dhe kanë larguar nga zyrat e kësaj bashkie, 4 punonjës që shërbenin në këtë bashki, por të emëruar prej “Agimit të artë”.
Bashkia e Athinës, njoftoi se 4 punonjësit që shërbenin në zyrat e këshilltarit bashkiak të Agimit të Artë dhe njëkohësisht edhe ish- nënkryetar i kësaj partie, Ilias Kacidhiaris, janë vulosur përgjithmonë, ndërkohë që ekspertët ligjorë të bashkisë, po kërkojnë një formulë ligjore për shkarkimin dhe largimin e tyre përfundimtar edhe prej këshillit bashkiak të Athinës.
Duket se politika greke është e vendosur për t’i larë përgjithmonë duart me organizatën famëkeqe, tashmë të shpallur organizatë kriminale, ndaj dhe bashkia e Athinës është e para në shkallë vendi, që nisi çmontimin e asaj që ka mbetur prej Agimit të Artë në të gjitha nivelet e pushtetit lokal.
Më herët një burim policor i tha Top Channel se policia greke ka vënë nën vëzhgim të rreptë krerët e dënuar të organizatës, ndërsa pritet masa përfundimtare e dënimit nga gjykata e Athinës, për të kryer shoqërimin e tyre drejtë burgut të Koridhalosit, ku sipas të njëjta burimeve,po përgatiten qelitë në të cilat ata do të kryejnë dënimet.
Top Channel