Dekorimi i Avni Rustemit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin “për aktin e tij të lartë patriotik që kreu 100 vite më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes së pavarësisë̈, e të sovranitetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali”, ka ngjallur shumë reagime.
A duhej dekoruar Avni Rustemi nga Meta? Kjo temë është trajtuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
Historiani Romeo Gurakuqi është shprehur se Avni Rustemi duhej të dekorohej, por motivacioni ishte i gabuar. Sipas tij merita e Rustemit ishte ajo çfarë bëri për vendin dhe jo vrasja e Esat Pashë Toptanit.
“Motivacioni nuk duhej të ishte vrasja e Esat Pashë Toptanit. Ai ka qenë një prej përfaqësuesve të asaj kohe, ai ka pasur një numër aktivitetesh në dobi të shoqërisë shqiptare. Në vendosjen e motivit është e gjithë çështja. Merita e tij ka të bëjë me qenien, pasi ishte pjesa më e emancipuar e shqiptarëve kur vendi ishte nën pushtetin e bejlerëve”, tha Gurakuqi në emision.
Top Channel