Vlorë/ Arrestohen 3 persona, njëri i dënuar për falsifikim dokumentash

06/10/2020 10:41
Foto ilustruese

Tre shtetas janë arrestuar gjatë ditës së martë (06.10.2020) nga Policia e Vlorës.

Arrestimi i shtetasit E.Ç, 36 vjeç është bërë pasi ai ishte shpallur në kërkim sepse ishtë dënuar nga Gjykata e Vlorës me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “ Falsifikim dokumentash”.

Gjithashtu forcat blu kanë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë pasi janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Personat e arrestuar janë S. M., 52 vjeç dhe O. V.,32 vjeç.

Në pranga edhe 2 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA