Jemi pranë institucionit te vuajtjes se dënimit në Reç të Malësisë së Madhe dhe këtu pas meje është edhe porta kryesorë teksa familjaret futën për t’i dërguar të afërmve të tyre ushqime dhe veshmbathje por nuk mund t’i takojnë.
Kjo është arsyeja kryesore pse rreth 100 të burgosur prej 48 orësh kanë vendosur të refuzojmë ushqimin. Pas disa kërkesave me shkrim dhe në mungese të një përgjigjeje nga ministria, të dënuarit po protestojnë por paqësisht.
Shqetësimin e tyre ata e shprehen edhe përmes një letre dërguar TopChannel ku theksojnë se po u mohohet e drejta për të takuar familjen dhe se pas shpalljes së pandemisë ju është refuzuar edhe e drejta për të përfituar leje shpërblyese.
Të burgosurit në Reç tërheqin vëmendjen se ndonëse ka përfunduar zbatimi i aktit normativ për masat e jashtëzakonshme dhe ka rinisur normalisht aktiviteti, kjo gjë nuk reflektohet në burgje ku nuk lejohen takimet.
Të burgosurit i kanë dërguar këto kërkesa drejtorisë së përgjithshme të burgjeve teksa deklarojnë se nuk do të terhiqen nga protestat deri ne plotësimin e tyre.
Kujtojmë se këto masa janë marrë që në muajin mars atëherë kur në vendin tonë u regjistruan rastet e para të të infektuarve me koronavirus dhe ministria e Drejtësisë si masa parandaluese për përhapjen e virusit edhe në burgje vendosi ndalimin e vizitave dhe liridaljeve për të dënuarit.
Top Channel