2 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjatë ditës së martë (06.10.2020), Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 8 kg lëndë narkotike të dyshuar si canabis sattiva si edhe 2 aparatë celular.
Shtetasit T.K, 39 vjeç dhe A.T, 23 vjeç banues në Shkodër kanë tentuar që t’i largohen forcave blu por ata janë ndaluar në ndjekje e sipër.
Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasit GJ.L dhe M.D, pasi dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Top Channel