
Naim Murseli, këshilltari i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë një billboard në mbështetje të presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Billbordi ndodhet afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe me anë të tij të gjithë kosovarët i urojnë shërim të shpejtë nga COVID-i.
“Shërim të shpejtë zoti president je në lutjet tona”, shkruhet në billbordin ku ka dalë Trump bashkë me flamurin e SHBA-së dhe Kosovës.
Kujtojmë se Trump është infektuar me kosonarus dhe pas tre ditësh qëndrimi në spital është kthyer në shtëpi.
“Kam përdorur kursimet e mia për të paguar billbordin më të madh dhe më të shtrenjtë, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të nderuar Presidentin Donald Trump dhe popullin amerikan. Njerëzit e Kosovës i urojnë Presidentit shëndet dhe shërim të shpejtë. Zoti i bekoftë vendet tona!”, shkruan Naim Murseli
Top Channel