Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme edhe për sistemin e aplikimi EITAS që BE-ja ka vendosur për vendet që janë pjesë e Shengenit.
Ai tha se ky nuk është një kthim pas dhe as një vizë, por një procedurë që ka si objektiv kryesor forcimin e kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt.
Rama theksoi se vendet Shengen ku bën pjesë edhe Shqipëria duhet të regjistrohen online për të marrë konfimin që mund të hyjnë lirshëm në BE.
“Ka që në 2016 që flitet për këtë por gjithsesi nuk bëhet fjalë për ndonjë kthim pas, por për një sistem sigurie të BE-së, për të gjitha shtetet jo anëtare të BE dhe nuk kanë nevojë për vizë. Sipas sistemit ETIAS duhet që para se të nisesh të bësh një aplikim online dhe aplikimi nuk është për vizë, por t’i e bën, futet në sistem dhe merr konfirmimi po online në një kohë të shkurtër nëse je apo jo i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. S’ka lidhje me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale të regjistrua me terrorizimin“, tha Rama.
Top Channel