400 të dënuarit dhe të paraburgosurit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin vijojnë grevën derisa të negociohet për kërkesat që kanë paraqitur.
Në emisionin e “Shqipëria Live”në Top Channel është marrë në intervistë xhaxhai i njërit prej të dënuarve me burgim të përjetshëm në regjimin 41 biss, Arbjon Aliko.
Ai ka shprehur shqetësimin në lidhje me të afërmin e tij dhe të gjithë atyre që janë në grevë duke u bërë thirrje institucioneve që të plotësojnë kërkesat.
Aliko tha se po bëhet një padrejtësi shumë e madhe ndaj tyre dhe se burgu nuk i plotëson kushtet e 41 biss-it.
“Të lejojnë që të flasim në telefon me të burgosurin, para 13 ditëve kanë folur familjarët. Vëllai foli me skype dhe që nga ajo ditë nuk kemi pasur kontakt fare. Kemi kërkuar takim dhe na kanë thënë që duhet konfirmimi nga Tirana. Ai i tha avokatit që do ta vazhdojë grevën. Ata nuk i plotësojnë kushtet e 41 biss-it. Janë shumë kërkesa, por flas për tani që është më e keqja, janë në fazën më të keqe. Është një padrejtësi. U bëj thirrje institucioneve që të vënë dorë, të bëjnë atë që u takon”, tha Aliko.
Top Channel