Në kundërshtim me akuzat e PD-së, kryeministri Edi Rama ka theksuar ditën e sotme gjatë një konference me gazetarët që mjekët nuk janë larguar nga vendi.
Sipas tij kjo nuk thuhet në ajër por shifrat flasin vetë. Rama theksoi se Shqipëria do të ishte lajm botëror nëse COVID-i do të kishte rënë 7 vite më parë, duke përmendur kushtet që ishin gjatë kohës së qeverisjes së PD-së.
“Pjesa më e madhe e mjekëve nuk kanë ikur nga Shqipëria sepse shifrat janë aty dhe janë shumë kokëforta, nuk kemi mungesë mjekësh doni ju s’doni ju. Mos ngatërroni gjëra që nuk kanë lidhje me njëra –tjetrën. Doni aspo s’doni ju, Shqipëria ka një sistem shëndetësor, ka probleme, por ka një sistem shëndetësor. Nuk është histori e luftës në spital kur merrnin batanijet me vete apo ngrohëset me vete para 7 vitesh, por sot kemi sistem, largqoftë të kishte rënë covidi 7 vite përpara, se Shqipëria do të ishte lajm botëror. Me tregoni dot një spital të ri që është ndërtuar para30 vitesh? Për herë të parë po ndërtohen spitale në Shqipëri. Në spitalin Nënë Tereza tashmë ka një depo barnash me standarde ndërkombëtare, kur më parë nuk kishte”, tha Rama.
Top Channel