I riu shqiptar udhëton me bluzën e kombëtares në autobusin e Serbisë, fotoja shkakton komente të shumta

06/10/2020 12:54

Një fotografi e publikuar në faqen e Facebook “Drejtpërdrejt nga tramvajet dhe autobusët e Beogradit”,të një djali të ri që po mbante veshur një bluze të kombëtares shqiptare që po udhëtonte në autobus në Serbi ka sjellë reagime të shumta dhe komente të ndryshme.

Në fotografinë e publikuar komentet e bërë për djaloshin shqiptarë ishin si negative, por edhe pozitive.

– Gjithçka është e mundur këtu në Serbi, ne jemi një vend evropian.

– Çfarë i bëre …?

– Ai ka të drejtë të veshë atë që dëshiron. Mbi të gjitha, stema nuk është aq e dukshme. Nuk duket sikur ai synon të provokojë.

– Po të mos i kisha lexuar komentet, nuk do ta kisha kuptuar që është stemë shqiptare. Në përgjithësi, më shumë shqetësohem për ata që nuk mbajnë maska ​​në autobus ose i mbajnë nën hundë e flasin në telefon.

Këto janë vetëm disa nga komentet që pasuan publikimin e fotos.

“Shumë menduan se çfarë do të ndodhte në Tiranë nëse dikush do të ecte i veshur me një fanellë serbe”, shkruan e përditshmja serbe Kurir.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA