Gjatë fjalës së tij në parlament, kryeministri Edi Rama është shprehur se Ilir Meta ta harrojë se do t’i kërcënojë deputetët e Partisë Socialiste me subjektet e OFL-së.
“Për të dalë e për t’u turrë si çakej nëpër zona ti harroni ju, t’i harrojë Ilir Meta që del e flet në emer të kushtetutës në emër të shqiptareve, se mbase i shkon me ato tëo fl-së, por jo me deputetet e PS-së, duke i nxjerre emrat të gjithë deputeteve dhe që do të mbajnë kosto personale”, u shpreh Rama
Gjithashtu Rama foli edhe për rregullat që ka PS-ja për vendosjen në listë të gjithë skuadrën e vetë.
“Ka rregulla dhe ka të drejten të rëndisë në listë të gjithë skuadrën e vet, nga portier deri tek sulmuesi bashkë me rezervat, nëse një rezervë fiton vendin futet në fushë dhe largohet lojtari që nuk ka fituar vota”, tha Rama.
Top Channel