“Shqipëria një aleat i besuar për sigurinë evropiane”, Ministri Hoxha takohet me Kaja Kallas: Forcim i Partneritetit për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE 10/03 18:04
Me tone ironie, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar deputetët e opozitës që votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke thënë se janë urdhëruar nga PD e LSI.
Sipas Ballës kjo është një marrëveshje mes partive dhe jo një manipulim nga Rama apo nga dikush tjetër nga Partia Socialiste.
“Partia Demokratike dhe e LSI i ka marrë dhe u ka thënë që të votojnë. Të jemi të qartë me popullin. Kjo është një marrëveshje dhe kjo respektohet. Të mos thonë e bëri Edi Rama apo Taulant Balla. Janë të dakortësuar të gjitha palët politike. Jemi nisur nga inspirimi i shqiptarëve”. tha Balla.
Top Channel