Kodi i ri Zgjedhor/ Eurodeputeti i PPE: Rama hodhi një hije të errët, rrezikohet hyrja në BE

05/10/2020 16:54
Michael Gahler

Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE-së  në Parlamentin Europian, Michael Gahler, ka reaguar për votimin e Kodit të ri Zgjedhor në Kuvend ditën e sotme.

Ai tha se është shkelur marrëveshja e 5 qershorit dhe se me këtë veprim rrezikohet të bllokohet dhe të shtyhet Konferenca e parë ndërqeveritare si hapi i parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

“Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet. Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE. Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”, shkruan eurodeputeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA