Shumë prej kolonave zanore te fëmijërisë të shumë shqiptarëve të rritur me filmat e ish Kinostudios tingëllojnë ende familjare.
Gjatë kësaj periudhe pandemie ato u luajtën nepër balloke, sheshe e shtëpi të shumë instrumentistëve. Madje edhe për studentë dhe disa vajza të reja, ishin hiti i promovimit të muzikës së emrave të mëdhenj të kompozimit shqiptar.
Muzika ishte ngjyra e filmave bardh e zi. Emra si Cesk Zadeja, Limoz Disdari, Agim Krajka, Aleksandër Kalo, Aleksandër Peci, Feim Ibrahimi etj janë refreni i shumë brezave që me nostalgji ende i jetësojnë.
Muzika në kinema ështe gjuhë më vete. Sikurse imazhet që luajnë një rol të rëndësishëm direkt në ndjenjat tona, ashtu, thotë Bergman-i edhe – muzika punon në të njëjtën mënyrë
Top Channel