Salvini në gjyq/ Akuza, ‘pengmarrje’ refugjatësh

03/10/2020 21:26

Lideri i të djathtës ekstreme në Itali, Matteo Salvini është shfaqur në gjykatë të shtunën për mbajtjen e paligjshme të emigrantëve në det, në një proces që rrezikon edhe karrierën e tij.

Prokurorët në qytetin sicilian të Katanias, e akuzojnë Salvinin për abuzim me pushtetin pasi kur ishte ministër i brendshëm ndaloi 116 emigrantë të zbarkonin nga anija italiane e rojës bregdetare Gregoretti, bazuar në politikën e tij të ashtuquajtur “portet e mbyllura”.

Nëse lideri i opozitës dhe shefi i partisë lega e veriut, anti emigrantë, do të dënohet për më shumë se dy vjet, ai mund edhe të ndalohet të mbajë poste publike për gjashtë vite, cka e ndalon të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme në 2023.

“Kam zgjedhur kostumin tim më të mirë për këtë seancë”, tha Salvini ndërsa mbërriti në Katania të enjten, për tre ditë tubime dhe debate mbi çështje që variojnë nga emigracioni e deri tek siguria e qytetit port.

Ai ka thënë se do të vetëdeklarohet fajtor pasi ka mbrojtur Italinë dhe italianët. Në gjykatë, siç u tha më herët, është edhe një familje nigeriane që pretendon se është trajtuar kafshërisht dhe që është pjesë civile në rast.

116 emigrantët, që ishin kryesisht nga Sudani dhe nga Afrika qendrore e perëndimore, u shpëtuan në Mesdhe në dy operacione të ndryshme në korrik të vitit të kaluar pas pesë ditësh në det.

Ata nuk u lejuan të zbarkonin për disa ditë deri kur Salvini tha se një marrëveshje ishte arritur me vendet e BE për ti pritur emigrantët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA