Gjermani/ Festimet e 30-vjetorit të bashkimit nën hijen e Coronës

03/10/2020 11:12

Gjermania feston. Më 3 tetor 1990 mori fund ndarja e saj në dy shtete. Për shkak të pandemisë festimet janë reduktuar. 30 vjet pas bashkimit, kancelarja Merkel e quan unitetin gjerman një detyrë të së ardhmes.

Gjermania kujton të shtunën 30-vjetorin e bashkimit dhe dhënien fund të ndarjes me dy shtete. Për shkak të pandemisë së Coronës festimet zhvillohen shumë më të reduktuara, se ishin planifikuar.

Deutschland Potsdam | Zentrale Feierlichkeiten zum Tag der Deutschen Einheit | Angela Merkel (Michele Tantussi/Reuters)
Merkel e qeshur në ditën e 30-vjetorit të bashkimit

Ceremonia qendrore zhvillohet në Potsdam paraditen e së shtunës ku fillimisht zhvillohet një meshë me pjesëmarrjen e presidentit Steinmeier, e ku lejohen vetëm 130 vetë dhe më pas në orën 12:00 zhvillohet ceremonia kryesore festive në Hollin Metropolis në Babelsberg me vetëm 230 vetë, aty presidenti gjerman mban fjalimin kryesor me rastin e 30-vjetorit.Helmut Kohl, ideatori i bashkimi gjerman flet më 14 mars 1990 para zgjedhjeve të para të lira në Kuvendin Popullor të RDGJ-së, më 18 mars. Bashkimi realizohet më 3 tetor 1990

Merkel: Uniteti gjerman detyrë e së ardhmes

Në festime merr pjesë edhe kancelarja Merkel. 30 vjet pas bashkimit, kancelarja Merkel e quan unitetin gjerman detyrë të së ardhmes. “Ne do të duhet të angazhohemi ende me shumë fuqi për një unitet të tillë”, tha Merkel të premten në një intervistë me me rrjetit gazetaresk “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

Kjo detyrë nuk do të orientohet vetëm nga uniteti mes lindjes dhe perëndimit, “të mbash të bashkuar një vend në shekullin e 21 do të thotë të kesh një masë drejtësie për të gjithë”.Kancelarja Merkel ka vlerësuar në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, arritjen jetësore të gjermanolindorëve. Duhet kujtuar se “sa shumë vetë nga RDGJ-së sollën aftësitë e tyre në Gjermaninë e bashkuar, arritën diçka dhe kanë punuar shumë”, tha Merkel, duke treguar mirëkuptim për atë, që një pjesë e qytetarëve nga Lindja janë ndjerë si qytetarë të dorës së dytë. Për këtë ka pasur shkaqe, si “humbja e shanseve të jetës për shmbeull”, tha ajo, por shikon progres të madh në afrimin e standarteve jetësore në lindje dhe perëndim.

Festime më 2 tetor 1990 para Portës së Brandenburgut

Të premten në Bundestag në një seancë me rastin e 30 vjetorit të bashkimit gjerman u debatua mbi zhvillimin e standartit jetësor Lindje Perëndim. Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz e cilësoi bashkimin e Gjermanisë si “histori suksesi”. Shumë thonë sot se “ky është një vend, kësaj ia kemi arritur”, por ka shumë për të bërë sidomos në drejtim të dallimeve në rroga dhe pensione, tha ai./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA