Fotoja e vrimës së zezë, përforcon teorinë e relativitetit

03/10/2020 21:00

Imazhi i parë i një vrime të zezë, i fiksuar në 2019, ka zbuluar më shumë prova që mbështesin teorinë e relativitetit të përgjithshëm të Albert Einstein.

Zbulimi i ri ka sugjeruar se teoria e tij tani është 500 herë më e vështirë të rrëzohet.

Teoria e Einstein, apo ideja se graviteti është një çështje e lakimit të hapësirës dhe kohës, ka rezistuar prej 100 vjetësh ndërsa zbulime të reja astronomike janë bërë.

Kërkuesit në teleskopin event horizont, skuadra që fiksoi vrimën e zezë në qendër të galaksisë M87 vitin e kaluar, analizuan hijen e vrimës së zezë. Vrimat e zeza nuk lëshojnë hije në kuptimin tipik sepse nuk janë objekte solide që parandalojnë dritën të kalojë përmes tyre.

Por, vrimat e zeza ndërveprojnë me dritën pak më ndryshe, por krijojnë një efekt të ngjashëm. Një vrimë e zezë mund të tërheqë dritën drejt saj dhe ndërsa drita nuk mund të dalë nga brendia e një vrime të zezë, është e mundur që ajo të gjejë një rrugëdalje në një rajon përreth kufirit teorik të vrimës së zezë, ose pikës nga ku nuk ka kthim.

E kjo, mund të duket si një hije. Për faktin se vrimat e zeza kanë një gravitet të tillë të stërmadh, që lakon hapësirë-kohën, ajo mund të veprojë si zmadhues që e bën hijen e vrimës së zezë të duket më e madhe se ç’është. Kërkuesit kanë matur këtë shtrembërim dhe kanë zbuluar se përmasa e hijes së vrimës së zezë renditet në krah të teorisë së relativitetit ose lakimit të hapësirë-kohës për të krijuar gravitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA