“Ukraina drejt zgjedhjeve”/ Financial Times zbulon: Presidenti Zelensky do të mbajë një referendum më 24 shkurt Kina perballet me nevojën për të asgjësuar gati 30 milionë bicikleta të prishura, të dëmtuara ose edhe të hedhura të papërdorura.
Shërbimi i marrjes me qira të biçikletave ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm në vend, por ka krijuar dhe probleme të mëdha me asgjësimin e atyre që njerëzve nuk u duhen më. Në Europë, shifrat janë më të vogla, por për Kinën problemi nuk është aspak i vogël.
Bumi i dhënies me qira arriti kulmin tre vjet më parë, duke përfshirë 70 sipërmarrje dhe investime miliarda dollarëshe. Si rezultat i konsolidimit të tregut, vetëm pak prej tyre mbeten ende në këmbë, të tjerat kanë falimentuar. Dhe biçikletat e mbetura duhet të hidhen.
Ato janë grumbulluar në varreza masive në periferitë e qyteteve. Më e madhja e ndodhur në Fujian, është mbushur me 200.000 dyrrotakë. Biçikletat e braktisura çmontohen; pjesët prej alumini e çeliku përpunohen e ripërdoren, gomat transformohen në tapete të buta për këndet e lojërave të fëmijëve.
Top Channel