Lëvizjes kundër Anti-Semitizëm (CAM) i është bashkuar edhe ish-ministrja e qeverisë shqiptare, Valentina Leskaj me Bordin e saj Këshillues.
Lëvizjes kundër Anti-Semitizëm (CAM) i është bashkuar edhe ish-ministrja e qeverisë shqiptare, Valentina Leskaj me Bordin e saj Këshillues.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ku shkruan se ka zhvilluar një takim me Leskaj për ta uruar për postin e ri.
Ajo ka theksuar se si shqiptarët strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“U takova me Valentina Leskaj për ta uruar atë për anëtarësimin në Lëvizjen Lufta Anti-Semitizëm. Ajo mban një traditë krenare: Shqipëria mbrojti hebrenjtë kur askush nuk do ta bënte këtë, vetëm vendi që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të Drejtët midis Kombeve!” shkruan Kim.
Top Channel