Shengeni rajonal/ Rama: Projekti i fëmijëve tanë, transformues për zgjidhjen përfundimtare të njohjes së Kosovës nga Serbia

02/10/2020 13:44

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun kosovar Hoti duke folur për marrëveshjet e firmosura sot, tha se faktet flasin për progres mes dy vendeve.

Por kryeministri Edi Rama i mëshoi edhe rëndësisë së Shengenit rajonal:Asnjë marrëveshje e nënshkruar mes nesh nuk ka mbetur në letër, ose ka përfunduar ose është në zbatim. Më vjen mirë që tani më tabuja e shengenit rajonal ka rënë, e përsëris që ai është projekti i fëmijëve tanë.
Shengeni është një projekt i cili do ndikojë në një të ardhme shumë më të mirë për rininë tanë dhe fëmijët tanë, është projekt transformues edhe për vetë zgjidhjen përfundimtare të njohjes së Kosovës nga Serbia, që ndodh vetëm durim e rrugë diplomatikë, sepse nuk është betejë ushtarake, Kosova tashmë është shtet i pavarur, dhe nuk mund të zhbëhet nga kushdo qoftë që vonon a njohë.

Teoria që më nxirr një sy mua që t’i dalin dy tjetrit vetëm shkatërron. E kemi parë se cfarë lehtësimi kemi sjellë me kufirin vetëm me një ndalesë , prandaj na duhet databaza e përbashkët për të pasur informacione ne kohë reale. Prandaj le të hapim hpaësirën mes nesh.

Shpallja e luftrave në rrjete sociale pjesë e një farse që ka të bëjë më fantazma të së shkuarës. Sot dakordësuam, disa marrëveshje dhe për pak javë do shkojmë në Kosovë për të firmosur marrëveshje qe e kalon doganën e Durrësit në funksionon të Kosovës, pra një port defacto i Kosovës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA