Ngadalëson në Britani, vala e dytë e koronavirusit

02/10/2020 14:27

Vala e dytë e koronavirusit në Britaninë e Madhe, sipas mediave vendase, po ngadalëson.

Të dhënat zyrtare tregojnë se që prej 24 shtatorit, niveli i infektimeve të reja ka ardhur në rënie, dhe në bazë të tyre, ekspertët po e llogarisin tkurrjen e shifrave ditore në masën 12,5%.

Zyra vendase e statistikave thotë se kjo mund të konsiderohet si “provë e kufizuar që përhapja e virusit po reduktohet krahasuar me hovin e muajve gusht dhe shtator”. Studimi megjithatë bazohet vetëm në disa qindra kampionë dhe mund të jetë ende shpejt për të pohuar me plot gojën se vendi është në rrugë të mbarë për ta kaluar dhe valën e dytë. Nje ditë më parë sakaq, edhe nje studim i “King’s Colle” të Londrës tregonte se kjo valë e re e sëmundjes në Angli po vjen duke u zbehur.

Entuziasmit të shtypit vendas, qeveria britanike nuk i është përgjigjur. Ministri I shëndetësisë, Matt Hancock një ditë më parë paraqiti masat e reja anti-Covid në një zonë të gjerë që përfshin dhe qytetin verior të Liverpulit, ndërsa kreu i ekzekutivit, Boris Johnson i bëri thirrje njerëzve të respektojnë rregullat deri në një urdhër të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA