Shkaktoi shumë bujë mediatike deklarata e fuqishme që Graciano Merko bëri në “PërPuthen”. 23-vjeçari deklaroi në takimin me Anën se është biseksual.
Graciano është i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku i bëri ballë pyetjeve të gazetarëve. Flori Gjini e pyeti Gracianon, se nëse në vend të vajzave do të kishte djem a do të konfirmonte pjesëmarrjen në emision, ai u shpreh po. Ndërsa shtoi se në emision ka ardhur për Tean dhe Anën, pasi për to deri tani ka krijuar një pëlqim.
“(Pyetja: Nëse në vend të vajzave të ishin djem a do të vije në emision) Po pse jo, unë jam shumë mendje hapur. E zgjodha këtë program sepse Tea dhe Ana mu dukën interesante. Edhe në paraqitje, ambicie dhe çdo gjë. Duke e ditur çfarë bëjnë jashtë, duke e ditur rrethin shoqëror, sepse në çdo shoqëri ka është e sigurt. Sot jemi në 2020 dhe e deklarojnë në shoqëri. Unë kam rastisur në shumë raste”, tha Graciano.
Top Channel