Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘ Facebook’ në lidhje me punët që duhet të bëjnë 61 bashkitë dhe se nuk duhet të merren me “kapjen e votës”.
Gjithashtu Meta në këtë postim ka bashkangjitur një video të një rrugë të pashtruar në qytetin e eElbasanit duke u shprehur se kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni çfarë mund të bëhët në bashkitë e tjera.
Në fund presidenti bën një thirrje për qeverisjen vendore se duhet t’i përdorin taksat për të mirat e qytetarëve dhe se nuk duhet t’i shpërdorojnë fondet.
“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.
Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.
Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.
Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.
Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!” shkruan Meta në postimin e tij.
Top Channel