Mbledhja e qeverive/ Hoti: Marrëveshjet që nënshkruhen sot e çojnë në një fazë të re bashkëpunimin mes dy vendeve

02/10/2020 12:12

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në takimin mes dy qeverive tha se marrëveshjet e momerandumet që nënshkruhen sot e çojnë në një fazë të re bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat.

“Këto të gjitha tregojnë përkushtimin për të ecura para, përmes këtyre marrëveshjeve , krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës, korridori digjital 5G, marrëveshjet për kulturën, për pandeminë, ekonomi, siguri si dhe evazionit fiskal tregojnë përkushtimin për të zgjidhur shumë nga problemet”, tha Hoti.

Pjesë nga fjala e Hotit:

E falenderoj Ramën për mikpritjen vllazërore, duke parë listën e atyre që sot do nënshkruajmë është e rëndësishme për të dy vendet , hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Këto të gjitha tregojnë përkushtimin për të ecura para, përmes këtyre marrëveshjeve , krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës, korridori digjital 5G, marrëveshjet për kulturën, për pandeminë, ekonomi, siguri si dhe evazionit fiskal tregojnë përkushtimin për të zgjidhur shumë nga problemet.

Po kalojmë në një kohë të veçantë , sidomos pandemia që na ka ndryshuar mënyrën si jetojmë, është prekur sistemi shqëndetësor dhe ekonomik, jemi vënë në provë në shumë drejtime.
Është dashur që gjithë këtë kohë të mobilizojmë forcat tona.

Është krijuar një momentum i ri me marrëveshjen e arritur në SHBA. Kjo marrëveshje ka sjellë një njohje të re për Kosovën, Izraeli.

Procesi i dialogut mbetet sfidë për ne, ne kemi ndërtuar një platformë që besoj është e pranueshme nga BE. Ky proces do ketë sfida por them se do lëvizim para.

Do ishte fatkeqësi nëse s’do arrinim t’i plotësonim këto.

E mirëpres Ramën në Prizren për të diskutuar për një ridizajnim të qendrës historike atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA