Partia Socialiste i dha fund me votë debatit për koalicionet duke mos pritur marrëveshje me opozitën jashtëparlamentare. Mazhoranca miratoi pa konsensus në Komisionin e Ligjeve propozimin që partitë politike në zgjedhje e 2021 të grupohen në një listë unike.
Pra, partia lider e koalicionit do te përcaktojnë kuotat për partitë e tjera. Opozita braktisi mbledhjen, por kërcënimi i saj me bojkoti nuk zgjati shumë, pasi ajo u nda në dy pjesë. Grupi Hajdari bojkotues dhe grupi Murrizi i cili u rikthye në mbledhje. Pa konsensus kaloi edhe formula e re e socialistëve për renditjen e kandidatëve. Mazhoranca vendosi një prag brenda listës prej 10 mijë votash për të thyer renditjen e kryetarit.
Mazhoranca tentoi të joshë opozitën me nivelin e ri të pragut elektoral, i cili nga 3 shkoi në 1 përqind. Kryetari i partisë ose udhëheqësi i listës së koalicionit me propozim të opozitës së re do gëzojë të drejtën të kandidojë në 4 zona njëherësh dhe në fund të numërimit mund të zgjedhë se në cilën zonë do të marrë mandatin.
Opozita braktisi dy herë mbledhjen e Ligjeve duke mos treguar unitet as në votim as në qëndrim. Por , testi saj përfundimtar do të jetë të hënën në seance plenare, pasi për miratimin e ndryshimeve ne kodin elektoral duhen 84 vota të cilat partia Socialisite nuk i ka.
Top Channel