Kim jong-un zbret në terren, së bashku me motrën ai inspekton fshatrat e përmbytura

02/10/2020 15:42

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, inspektoi këtë të premte fshatrat e përmbytura nga shirat e rrëmbyeshëm.

Ndërkohë nuk kaloi pa u vu re nga mediat, prezenca e motrës së tij Kim Yo Jong, e cila kishte rreth dy muaj që nuk ishte rishfaqur në publik. Agjencia e lajmeve Reuters, shkroi se Kim vlerësoi shpejtësinë e punës së rindërtimit në Qarkun Kimhwa në juglindjen e vendit.

Sipas agjencisë së njohur diktatori foli për stuhitë e katastrofat e tjera natyrore, ku theksin ia vendosi vështirësive të mëdha që ka kaluar vendi në harkun kohorë të 1 viti.

Ndërkohë Kim Yo Jong, konsiderohet nga mediat si personi më i besuar i diktatorit. Edhe pse sapo i ka mbushur të 30-at vëllai i ka besuar një pjesë të mirë të udhëheqjes së vendit Kim Yo Jong-ut, duke u arsyetuar mbi faktin që e gjithë detyra e tij është një akumulim i madh stresi.

Ndërkaq stuhitë e verës dhe përmbytjet kanë goditur rëndë Korenë e Veriut, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke ngritur shqetësime për një përkeqësim të mungesave kronike të ushqimit të vendit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA