Ekspertët: Kthimi në normalitet ende shumë i largët

02/10/2020 07:40

Edhe një vaksinë efikase e koronavirusit nuk do ta kthejë jetën në normalitet në pranverë. Ky është paralajmërimi i një grupi të njohur shkencëtarësh. Një vaksinë shihet shpesh si grali i shenjtë që do t’i japë fund pandemisë. Por një raport, nga kërkuesit e mbledhur së bashku nga Royal Society, thotë se duhet të jemi realistë për çfarë një vaksinë mund të arrijë dhe kur mund ta arrijë.

Ata thonë se kufizimet duhet të zbuten gradualisht sikur të duhej edhe një vit tjetër për të patur vaksinën. Më shumë se 200 vaksina anti covid po zhvillohen nga shkencëtarët në të gjithë botën, në një proces që po zhvillohet me shpejtësi të paprecedentë.

“Një vaksinë ofron shumë shpresë për fundin potencial të pandemisë, por ne e dijmë se historia e zhvillimit të vaksinave është e mbushur plot me dështime”, thotë dr Fiona Culley nga instituti kombëtar i zemrës dhe mushkërive në Imperial College London. Ka optimizëm se disa njerëz do të mund t’i marrin vaksinat që këtë vit dhe se vaksinimi në masë mund të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, raporti i shoqërisë mbretërore paralajmëron se ky do të jetë një proces i gjatë. “Edhe kur vaksina të jetë e disponueshme, kjo nuk do të thotë që brenda një muaji të gjithë do të vaksinohen. Ne po flasim për gjashtë, nëntë muaj apo një vit” thotë prof Nilay Shah, shef i inxhinierisë kimike në Imperial College London. Si pasojë, nuk mund të flitet për kthim në normalitet të jetës në mars. Raporti thotë se na presin sfida të jashtëzakonshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA