GREQI-Një tërmet i fortë është regjistruar në Egjeun Jugor, afër Nisyros.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, tërmeti ishte prej 5.2 i shkallës Rihter dhe ndodhi 25 kilometra në perëndim të ishullit të Nisyros të Egjeut jugor dhe 48 kilometra në perëndim të Kos.
Thellësia e këtij tërmeti ishte në 114 km. Për shkak të thellësisë së madhe të fokusit, tërmeti nuk u ndie shumë, siç tha profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës dhe presidenti i OASAP, Efthymios Lekkas , për protothema.gr , duke shtuar se zona ku ndodhet epiqendra karakterizohet me aktivitet jo shumë të lartë sizmik.
Sidoqoftë, fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi, me rezultatin që shërbimet tashmë janë vënë në gatishmëri. Protokolli parashikon mobilizimin e shërbimeve për të zbuluar çdo rrëshqitje toke ose ngritje të valëve të detit.
Top Channel