Së paku nëntë njerëz u vranë kur një sulmues vetëvrasës sulmoi një postbllok ushtarak në provincën Helmand të Afganistanit.
Katër civilë, përfshirë gra, janë në mesin e të vrarëve në sulm, tha Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës.
Një fëmijë dhe tre pjesëtarë të personelit të sigurisë u plagosën po ashtu.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët talibanë kontrollojnë shumicën e provincës Helmand.
Sulmi vetëvrasës vjen në kohën kur negociatorë të talibanëve dhe të Qeverisë afagne janë duke u takuar në Katar, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do t’i jepte fund luftës 19-vjeçare në Afganistan.
Dhuna ka vazhduar në gjithë Afganistanin, pavarësisht bisedimeve për paqe në Doha, të cilat kanë nisur më 12 shtator.
Talibanët e refuzojnë armëpushimin mbarëkombëtar.
Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka dokumentuar më shumë se 1,280 vdekje të civilëve afganë gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 – kryesisht si rezultat i luftimeve midis forcave të Qeverisë afgane dhe militantëve talibanë.
Top Channel