Më në fund pas shumë vitesh një shqiptar që ngre lart flamurin kuq e zi në Mal të zi nuk do të gjobitet.
Qeveria malazeze ka vendosur që të lejojë simbolet kombëtare në Mal të Zi. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.
Në një lidhje me skype me emisionin “Shqipëria Live, Faik Nika”, kryetari i Këshillit Kombëtar tha se shqiptarët në Malin e Zi po përballen me tre probleme madhore. Sipas tij janë asimilimi, emigrimi dhe numri i vogël i tyre.
“Kemi ngelur vetëm 5% shqiptarë nga popullata e përgjithshme. Jemi të rrezikuar për sa i përket asimilimit të shqiptarëve. Janë qytetet më pak të zhvilluara aty ku jetojnë shqiptarët. Tuzi krahasuar me Podgoricën ka më pak investime. Meqë kjo u arrit, sfida e ardhshme është hapja e vendeve të punës që shqiptarët në këto treva mos të emigrojnë. Të jenë të integruar në administrate, pasi qasja është shumë e vogël për tu punësuar”, tha ai.
Top Channel