“Mystic Pizza” ishte filmi që i ndryshoi jetën Julia Robertsit. Roli interpretuar atje praktikisht i hapi dyert e Hollivudit, e u pasua nga një karrierë brilante që i solli publikut divën të cilën të gjithë e njohim sot.
Por pakkush e di që ai rol nuk kishte qenë për Julian. Ai I ishte caktuar në fillim Gloria Estefanit, e cila e kishte refuzuar. Ka qenë vetë Estefan, sot 63 vjecare, që e pohoi një gjë të tillë gjatë shfaqjes Watch What Happens Live me Andi Cohen.
Gloria iu përgjigj një ndjekësi të show-t duke treguar se hoqi dorë nga roli pasi mendoi se ashtu ishte më e përshtatshme. Sa për interpretimin e Julias, atë e cilësoi të jashtëzakonshëm e pohoi me ciltërsi se nuk besonte që vetë “ do ta kishte luajtur aq mirë”.
Këngëtarja e famshme, që ka mbi shpatulla një karrierë artistike shumë të pasur është duke lancuar formatin më të ri të Red Table Talk së bashku me të bijën dhe mbesën, dhe do të jetë në transmentim në platformën Facebook Watch në 7 tetor 2020. Suksesi tek “Mystic Pizza” i solli Julias dhe ofertën për filmin që u kthye në më të njohurin e saj, “Pretty Woman”.
Top Channel