Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me denoncimet e bëra nga PD për familjet e prekura nga tërmeti.
Sipas Ramës, demokratët vazhdojnë me shfaqjet për të përdorur individë të ndryshëm si mish për top.
Në videon e publikuar nga PD-ja, shfaqet familja e Fran Krosit nga Bushneshi e cila deklaron që nuk ka marrë asnjë ndihmë. Por gjithashtu në këtë video Rama paraqet edhe vendimet që janë marrë nga Bashkia Krujë për dhënies e ndihmave për këtë familje.
Në fund kryesocialisti bën edhe një ironi për mediat.
Postimi i plotë:
“Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe mediave që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra”
Top Channel