Nigeri, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në 95

01/10/2020 10:19

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nigeri është rritur në 95, bëjnë të ditur mediat lokale.

Gjashtëmbëdhjetë persona të tjerë humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në 19 rajone të shtetit Jigawa, u tha gazetarëve Alhaji Yusuf Sani Babura, sekretari ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Shtetërore në Jigawa (SEMA).

Mijëra njerëz janë pastrehë dhe dhjetëra mijëra hektarë tokë të kultivuar janë përmbytur

Sezoni i shirave fillon nga qershori deri në shtator në Afrikën Perëndimore.

Vendet e tjera në rajon si Burkina Faso, Niger dhe Senegal gjithashtu përjetuan përmbytje këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA