Koronavirusi ul kërkesën për naftë, Shell shkurton 9 mijë vende pune

01/10/2020 11:30

Gjiganti holandezo-britanik i naftës Shell planifikon të shkurtojë 7,000 deri në 9,000 vende pune, për shkak të rënies së kërkesës për naftë që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Royal Dutch Shell sqaroi se shkurtimet do të zbatohen deri në vitin 2022, por nuk hyri në detaje të mëtejshme se ku do të ndodhin saktësisht shkurtimet.Vendimi vjen pesë muaj pasi Shell shkurtoi dividendin për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shefi ekzekutiv i saj, Ben van Beurden, e përshkroi programin e shkurtimit të vendeve të punës si “një proces jashtëzakonisht të vështirë”, por shtoi se kjo sipas tij, se “është gjëja e duhur për t’u bërë për të ardhmen e kompanisë” që ka 83,000 të punësuar në mbarë globin.

Ajo është goditur nga një rënie e konsiderueshme e fitimeve që prej fillimit të pandemisë në muajin mars. Kjo situatë bëri që të pesonte një humbje prej një rënie prej 46% të të ardhurave neto në tremujorin e parë, ndërsa të ardhurat e tremujorit të dytë i ranë me 82%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA