Violeta Bejleri është 77-vjeçarja që humbi shtëpinë në firmat piramidale në vitin 1997 dhe prej 23 vitesh jeton në një kabinë elektrike në Tiranë.
Në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” ajo ka treguar se si jeta iu vështirësua aq shumë pasi ngeli pa shtëpi bashkë me bashkëshortin e djalin e saj.
Ish-mësuesja e Gjuhë Letërsisë është një shembull për tu, pasi një hapësirë të vogël prej 23 metra katrorësh e ka kthyer në një vepër arti.
“Faji është i yni, por gabuam ishte vërtetë një dhimbje, një shqetësim një traumë, ngelëm me plaçka në kurriz,pastaj na u dha mundësia meqë imzot punonte tek elektriku dhe na dhanë një kabinë dhe e quajta shtëpi. E pastruam e rregulluam, kur humbëm shtëpinë kisha hallin se ku të çoja librat. E gjithë jeta ime është në libra. Ishim mirë, por për të blerë shtëpi ishte e pamundur, nuk kishte zgjidhje”, tha Violeta.
Në lidhje me familjen e saj e moshuara ka treguar se djemtë jetojnë jashtë vendit, njëri në Amerikë dhe tjetri në Athinë, gjë që e ndjen shumë sepse sipas saj fëmijët janë lulja e jetës.
Top Channel