Masakër në një shkollë në Kanada, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur. Autori dyshohet se është vetëvrarë Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale të SHBA njoftoi se do të ndryshojë formatin për t`u siguruar që dy takimet e mbetura mes Donald Trump dhe Joe Biden të jenë më të rregullta.
Një prej masave të reja mund të jetë mbyllja e mikrofonave nëse kandidatët përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin, raportojnë mediat amerikane. Kjo lëvizje vjen pas debatit të së martës, i pari mes dy rivalëve të mëdhenj në Shtëpinë e Bardhë, i cili degjeneroi në grindje e ofendime. Toni dhe taktikat e përdorura aty ndaj kundërshtarit, u kritikuan në SHBA e në të gjithë botën.
Ekipi i Presidentit Trump u shpreh kundër planeve të komisionit, megjithatë ky i fundit duket i palëkundur në qëndrimin e vet. “CPD do të shqyrtojë me kujdes ndryshimet që do të miratojë dhe do t`i shpallë ndryshimet e reja së shpejti”, thanë drejtues të tij, të cilët shprehën njëkohësisht mirënjohje për profesionalizmin dhe aftësinë e treguar prej moderatorit Chris Wallace, i cili u përpoq shumë të vendoste rregull.
Gjatë përballjes, Trumpi e ndërpriste Bidenin vazhdimisht duke çuar në një seri shkëmbimesh kaotike mes tyre. E ndërsa presidenti republikan vuri në pikëpyetje inteligjencën e rivalit, ai e quajti “klloun” dhe i kërkoi të mbyllte gojën. Komisioni sqaroi se ekipet e të dyja fushatave do të njoftohen për masat e reja, por ato sipas tij, nuk janë subjekt negocimi.
Top Channel