“Sa herë më thoni Ramaduro, më shtoni durimin”/ Rama-opozitës: Thatë se do paguaja 1 miliardë dollarë, ku e keni Lafitin 22/01 13:15
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tha se plani i Bashës është si një tramvajë me shalqi të papjekur.
Basha shkruan se Rama duhet t’i lërë ‘Gërrvërret’ pasi sipas tij nuk e mbulon dot dështimin dhe krizën ku ka zhytur popullin.
Basha i përgjigjet Ramës në Twitter:
Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë.
Top Channel