Bosnje, vriten emigrantët/ Afganët sulmojnë pakistanezët

01/10/2020 13:56

Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer mes emigrantëve në veriperëndim të Bosnje Hercegovinës.

Raportet në media flasin për dy të vrarë e dhjetë të plagosur rëndë, ndërsa burime për REL sqaruan se viktima janë pakistanezë, të sulmuar nga afganët.

“Plagët janë shkaktuar me armë të ftohta”, pohoi për Radion Europa e Lirë një zëdhënës i policisë, Alle Shildedic që theksoi se po zhvillohet një hetim mbi ngjarjen. Aktualisht në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen rreth 8,500 emigrantë dhe refugjatë e gati 6,000 prej tyre janë vendosur në shtatë qendra pranimi të menaxhuara nga IOM.

Majin e këtij viti, gazetarja dhe vullnetarja nga Sarajeva, Nidzhara Ahmetasheviq deklaroi se kushtet në kampe janë të këqija. “Njerëzit nuk janë të kënaqur, presin nga disa orë në radhë për ushqim”, thoshte ajo. Ndërkohë ka edhe mjaft emigrantë që vazhdojnë të qëndrojnë jashtë qendrave të pritjes në këtë vend, duke u strehuar nëpër bujtina apo ndërtesa të braktisura ose flenë edhe në qiell të hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA