Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga vrasja e ish-deputetit të PD-së dhe liderit të studentëve, Azem Hajdarit, vdekja e tij ende nuk është zbardhur.
Nesër pritet të zhvillohet gjyqi për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili është i akuzuar si i implikuar në vrasje. Vrasja e bujshme, për të dytën ditë radhazi po diskutohet në studion e emisionit “Top Talk”, ku së bashku me gazetarin Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar gazetari investigativ, Artan Hoxha. Gazetari tregoi emrin e personit që nxori në pritë Azem Hajdarin.
“Pistë kryesore e hetimit ka qenë se kush e nxori Azem Hadjarin në pritë. Grupi hetimor nuk arriti ta gjente, janë dhënë disa variante. Berisha s’ka folur, por për herë të parë tha se një militant më erdhi dhe se u vra Azem Hajdari. Është identifikuar personi, është ish-punonjës i SHIK, ky person i ka thënë Azem Hajdarit se është një makinë me targa Vlore jashtë. Është militant i PD-së, ish-punonjës i SHIK-ut, nuk është thirrur kurrë për të dëshmuar”, deklaroi Hoxha.
Më tej ai shtoi se është kurioz nëse ky person do të jetë personi që do të dëshmojë të premten në gjyqin kundër Izet Haxhisë.
“Është dëshmitari kryesor, është Bujar Daja. Çështjet që shtrohen janë nëse: A ka ky tagrin e fuqinë e potencialin, ta nxirrte Azem Hadjarin jashtë? Nuk ishte i zakonshëm Azemi, duhej të ishte një fuqi madhore për ta nxjerrë? Akuza në debatin që kam bërë me Berishën në një vend tjetër që ia kanë bërë kundërshtarët politik ndaj, edhe pjesëtarë të familjes Halkaj, është se Berisha është hijeksi. Ai, Berisha tha se nuk jam unë, por është ky? Problemi është se a e ka autoritetin Daja të nxjerrë Azemin? Unë besoj se jo? Problemi shtë se kush e detyroi personin të dalë jashtë. Ky lloj hijeksi është me emër”, theksoi Hoxha.
Më tej ai shtoi se dikush e dinte informacionin paraprak se Haklajt ishin te dera.
“Azemi nuk e ditur se kanë qenë Haklaj, sepse në të kundërt do të gjente një mënyrë tjetër”, shtoi Hoxha.
Top Channel