Një pastor në SHBA është arrestuar pasi ka përdorur drogën metamfetaminë bashkë me besimtarët e tij gjatë një rituali ekzorcizmi në një fëmijë të sëmurë e të kequshqyer.
Lloyd Lasker Jr, i cili drejton kishën House of Refuge annë shtetin amerikan të Arkansas, u ndalua nga policia më 22 shtator pasi zotëronte metamfetaminë dhe mjete për konsumin e saj.
Policia tha se kur shkuan për kontroll në kishën e tij ata gjetën një nënë me një fëmijë 21-muajsh të kequshqyer e me gërvishtje.
Nëna u tha oficerëve që i vogli “zotërohej nga një demon” dhe fëmija më pas u shtrua në spital për kequshqyerje dhe gjakderdhje në kokë.
Kur policia arrestoi 49-vjeçarin Lasker Jr në Arkansas, ai pranoi se kishte tentuar të kryente ekzorcizëm (rituali i largimit të djallit) por nuk dha më shumë detaje për autoritetet.
Oficerët thanë se ai nuk pranonte zotërimin e drogave por oficerët thanë se ka pranuar marrjen e substancave me besimtarët dhe nënën e fëmijës.
Gjyqi i tij është caktuar në 13 tetor.
Top Channel