Armenia ka angazhuar mercenarë në zonat e pushtuara në Azerbajxhan

01/10/2020 12:06

Azerbajxhani deklaroi se administrata e Erevanit duke angazhuar mercenarë të huaj në zonat e okupuara tregon se terrorizmi është pjesë e politikës shtetërore të Armenisë.

Duke komentuar deklaratat përkatëse të bëra nga Zyra e Informacionit dhe Shtypit e Ministrisë së Jashtme ruse, Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit kujtoi se shqetësimet në lidhje me përdorimin e gjerë të metodave të tilla nga Armenia janë shprehur prej tyre shumë herë.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit thuhet: “Armenia gjatë pushtimit të territorit të Karabakut të Azerbajxhanit dhe në sulmet pasuese ndaj vendit tonë solli terroristë dhe mercenarë nga vendet e huaja, veçanërisht nga Lindja e Mesme. Fakti që Armenia ka sjellë mercenarë të huaj në zonat e okupuara muajt e fundit si pjesë e politikës së saj të vendosjes së paligjshme dhe i përdori ata në operacionet sulmuese kundër Azerbajxhanit nën emrin e “grupeve vullnetare” tregon edhe një herë se terrorizmi është një pjesë e politikës shtetërore e Armenisë”.Marre nga TRT ne gjuhen shqipe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA