Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.489.711 numri i rasteve me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 8.763 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.489.711 numrin e rasteve ndërsa me 193 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 35.922.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16.734, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.930 dhe në Marok 2.294 vdekje.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 674.339 raste, Maroku me 123.653 dhe Egjipti me 103.198.
Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.233.125.
Top Channel