Gjiganti holandezo-britanik i naftës Shell tha se planifikon të shkurtojë 7,000-9,000 vende pune, për shkak të rënies së kërkesës për naftë që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Royal Dutch Shell tha se shkurtimet do të zbatohen deri në vitin 2022.
Kompania nuk dha detaje se ku do të shkurtohen vendet e punës.
Vendimi vjen pesë muaj pasi kompania shkurtoi dividendin e saj për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Ben van Beurden, e përshkroi programin e shkurtimit të vendeve të punës si “një proces jashtëzakonisht të vështirë”, por tha se “është gjëja e duhur për t’u bërë për të ardhmen e kompanisë”.
Shell punëson 83,000 njerëz në të gjithë botën.
Kompania është goditur nga një rënie e konsiderueshme e fitimeve qëkur ka nisur pandemia në muajin mars.
Ajo ka pësuar rënie për 46% të të ardhurave neto në tremujorin e parë, ndërsa të ardhurat e tremujorit të dytë i kanë rënë për 82%.
Top Channel