Nudo për kopertinën e revistës së famshme, aktorja e njohur jep mesazhin për gratë: Perfeksioni… (FOTO)

30/09/2020 11:08

Duke nisur nga dita e sotme në stendat e gazetave dhe revistave është edhe kopertona më e re e “Vanity Fair”. Aktorja dhe prezantuesja e njohur, Vanessa Incontrada, është personazhi i njohur që ka pozuar kësaj radhe për revistën e famshme.

“Kjo koperinë është momenti më i bukur i viteve të fundit”, ka thënë Vanessa e cila shfaqet e gjitha nudo. Ajo ka mbuluar me njërën dorë gjoksin, teksa ka qëndruar këmbë mbi këmbë për të mbuluar pjesën intime.

“Është pika e mbërritjes që e sheh trupin tim duke u bërë një mesazh për të gjitha gratë (e për të gjithë burrat): duhet që të gjithë të përballemi, të kuptojmë dhe të festojmë një bukuri të re”, ka shtuar aktorja e cila gjithmonë e ka konsideruar veten një kampione të një “ideje gjithëpërfshirëse e bukurisë dhe trupit pozitiv.

Filozofia që fton burrat dhe gratë që të pranojnë trupat e tyre duke refuzuar kanunet dhe stereotipet e imponuara, janë mesazhet që ajo jep përmes rrjeteve sociale, kundër errësimit të trupit ose ndonjë forme të ngacmimit kundër trupit dhe format e saj.

Madje me të njëjtën temë u paraqit Incontrada në “Vent’anni che siamo italiani” në Rai Uno. Gjatë një monologu ajo tha: “Perfeksioni nuk ekziston. E di që nuk po them një të re të madhe, por dua ta them, dua ta bërtas: perfeksioni nuk ekzsiton”.

Më pas tregoi për periudhën e saj si modele ku i duhej që gjithmonë të dukej “e bukur, elegante dhe perfekte”. Por pas erdhi shtatzënia e parë, ajo ndryshoi shumë dhe për këtë nuk e ka patur aspak problem.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA