28/11 22:56
Pasi kanë kaluar 40 vite nga një vjedhje, një hajdut duket se është penduar dhe ka vendosur që t’i kthejë paratë e vjedhura pronarit të ligjshëm.
Ngjarja është regjistruar në Venecia të Italisë, ku një ish-sindikalist dhe militant komunist tashmë në pension, Francesco Di Cataldo gjeti një pako me 200 euro dhe një letër, ku tregohej se këto para i ishin vjedhur atij disa dekada më parë.
Sipas Di Cataldo, emri i dërguesit nuk ishte i shkruar, por ai mendon se duhet të jetë një nga shumë shokët e partisë që frekuentonin shtëpinë e tij në atë kohë.
Në letrën e “ndjesës” shkruhejt:
“Shumë vite më parë, kur jetonit pranë mbikalimit Mestre, ju vodhën paratë. Kjo është shifra përkatëse”.
Top Channel