Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u varros të martën në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Virxhinia.
Arkivoli i saj u transportua nga një truproje nderi e Ushtrisë Amerikane me ceremoni që u bëhen anëtarëve të familjeve të atyre që shërbejnë në ushtri, njoftoi CNN.
Ajo u varros pranë bashkëshortit të saj, veteranit të ushtrisë amerikane, Martin Ginsburg, i cili vdiq në 2010. Arkivoli i gjykatëses Ginsburg u vendos për nderimet e fundit të mërkurën dhe të enjten në Gjykatën e Lartë para se të çohej në ndërtesën e kongresit amerikan të premten, duke u bërë gruaja e parë që nderohet me homazhe shtetërore në kongresin amerikan.
Ajo vdiq më 18 shtator në moshën 87 vjeçare nga kanceri në pankreas, duke i dhënë fund një mandati 27-vjeçar në gjykatën më të lartë të vendit.
Më 26 shtator, Presidenti Donald Trump emëroi gjytatësen Amy Coney Barrett si anëtare të të Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin e gjykatëses Ginsburg.
Top Channel