Qeveria hungareze ka vënë re e shqetësuar se llogaria zyrtare në rrjetin social Twitter i është pezulluar, sipas saj, “pa ndonjë paralajmërim”.
“Ne kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe jemi duke pritur një shpjegim zyrtar nga Twitter”, tha zëdhënësi i saj Zoltan Kovacs. Kovacs e quajti pezullimin si një akt censure kundër qeverisë së kryeministrit nacionalist, Viktor Orban, duke thënë me ironi: “Më në fund, një botë e re dhe e bukur ka ardhur, në të cilën kompanitë e teknologjisë po i bëjnë të heshtin ata që kanë mendime të ndryshme”.
Çdo përpjekje për të hyrë në llogarinë e qeverisë hungareze përballet me mesazhin “përdoruesi është pezulluar.” AFP thotë se llogaritë e tjera zyrtare në mediat sociale duket se kanë funksionuar normalisht. Sipas organizatës Freedom House, demokracia në Hungari – vend anëtar i Bashkimit Evropian – ka qenë në rënie gjatë dekadës së kaluar.Në raportin e fundit të publikuar në muajin maj, Freedom House e përshkruante Orbanin si lider që “nuk bën asnjë veprim për të respektuar institucionet demokratike”.
Top Channel