29/11 16:20
Po zhvillohet debati i parë presidencial mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat, Joe Biden. Debati drejtohet nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace.
Një fakt interesant që ka tërhequr vëmendjen e mediave është se familja e presidentit Trump ka shkelur rregullat duke mos vënë maskën edhe pse ishte e detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Një doktori nga një klinikë e Cleveland iu afrua familjes së presidentit Trump duke iu ofruar maska, por ata nuk i veshën.
Për këtë rast reagoi edhe mbesa e Biden. “Pse familja Trump është lejuar pa maska në zyrën e debatit, teksa të gjithë të tjerët po i ndjekin rregullat?”- shkruan Naomi Biden.
Top Channel